opel215351

“Autobild”-i gjerman ka botuar të dhënat edhe të një anëtari të ri në familjen Opel Astra, ky është versioni kabriolet. Përveç pamjes së re, Astra Cabrio e re sjell edhe një risi. Në vend të kulmit të fortë palues sikurse tek modeli Astra TwinTop, Astra Cabrio e re do të ketë kulm klasik pëlhure dhe do të ketë vend për katër pasagjerë.

Paleta e motorëve do të përfshijë ata benzinë dhe naftë me 4 cilindra, ndërsa më i fuqishmi do të jetë ai 1.6 litërsh benzinë me 180 kuaj fuqi. Premiera zyrtare e Astra Cabrio të re, pritet të mbahet në shtator të këtij viti në Paris, njofton Zeri.