sp-940-sampdoria-8col

Milani nuk e ka filluar si duhet sezonin e ri në Serie A. Rossonerët kanë pësuar humbje minimale në San Siro nga Sampdoria.
Gjysma e parë nuk dha shumëçka për t’u shijuar dhe i tillë ishte rezultati, 0-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët u treguan efikasë dhe kaluan në avantazh.

Një harkim nga këndi i Fernando Tissones u shfrytëzua nga Andrea Costa, i cili në mënyrë brilante me kokë shënoi golin që rezultoi i fitores (59’).

Në vazhdim të ndeshjes, vendasit patën disa raste, por nuk arritën ta barazonin rezultatin, transmeton Telegrafi.