deputeti_arben_labunishta_kand

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Arben Labunishta do të jetë kandidati për kryetar të Strugës nga BDI-ja.
deputeti Labunishta ka gjasat më të mëdhaja nga të gjithë kandidatët tjerë të mundshëm për kryetar të Strugës.
“Deri tani janë lakuar shumë emra si të mundshëm për kandidatë për kryetar të Strugës, si kryetari aktual Ramiz Merko, ish-ministri i Arsimit Aziz Pollozhani dhe disa figura të tjera publike të BDI-së në Strugë, mirëpo Arben Labunishta ka gjasat më të mëdha që të ulet në karrigen e kryetarit të Komunës së Strugës në mandatin e ardhshëm”
Labunishta është me profesion mjek ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare nga radhët e BDI-së, Labunishta u zgjodhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë.