Pas suksesit qe pati filmi me metrazh te shkurter – stop animacioni “Everything is Money” i Dukagjin Borovës në Maqedoni, ku u shperblye me çmimin kryesor INOVATION FILM në Mobil Film Festival 2011-Shkup, ky film arriti edhe ne San Diego-SHBA, ku me 19.04.2012 ne International Mobil Film Festival u dekorua me çmimin “Best Animation” dhe u inkuadrua si ndër 8 regjisoret më të mirë në botë per filma me metrazh të shkurtër të këtij lloji.
Dhe tani në 13 Shtator 2012, ky film do te prezantohet në KORE TE JUGUT, nga festivali madhështor aziatik SESIFF 2012, prej 13.09.-18.09.2012 ku filmi perfaqeson gjithashtu edhe shtetin tonë.
I shumëpelqyer nga kuadrot filmike koreane, ato u shprehen se filmi ka përmbajtje domethenese të lojave që bën BOOM në fund të shekullit XX si ATARI, SEGA dhe Nintendo, gjë që na lidh ngushte me kompanitë qe morën iniciativen e krijimit te lojave te tilla dhe që ishin kompani Koreano-japoneze ose aziatike.
Besojm se ky film do të arrijë sukses edhe ne kontinentin e Azise, siç arriti në Europe dhe Amerike./Strugasot.com
































---> Rregullat e komentimit <---
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Stafi i Portalit Struga Sot.