Në internet janë paraqitur informatat rreth modelit të ri të telefonit të mençur të cilin e ka prezantuar Lenovo dhe i cili vjen me certifikatën IP67, çka do të thotë se është rezistues ndaj pluhurit dhe ujit, ku për 30 minuta mund të qëndroj nën ujë në thellësi deri në 1 metër.
Edhe pse momentalisht nuk ka kurrfarë informatash zyrtare dhe as data e daljes në treg, informatat e para tregojnë se fillimisht në shitje do të dalë në Kinë. Lenovo A660 ka ekran të madh prej 4 inç dhe është i mbrojtur me Gorilla Glass, ka kamerë në anën e pasme me rezolucion 5MP dhe kamerën e përparme VGA, punon në procesor me dy bërthamë 1GHz dhe ka bateri me forcë 1.500mAh, njofton Zeri.



































---> Rregullat e komentimit <---
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Stafi i Portalit Struga Sot.