
Peqin, 14 shtator – Një automjet i Gardës shqiptare është aksidentuar sot paradite në afërsi të Peqinit të Shqipërisë me pasojë vdekjen e drejtuesit, raporton Balkanweb.
Burime policore bënë të ditur për TvNews24 se automjeti i Gardës tip fuoristradë me targa Tr 4234 K ka dalë nga rruga pranë fshatit Lolaj në Peqin. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Arben Zhuzhi.
I plagosur por jashtë rrezikut për jetën ka mbetur pasagjeri, Vilson Tabaku. Burime zyrtare nga njësia rajonale e qarkullimit rrugor në Elbasan, bënë me dije se makina ishte pjesë e eksortës që shoqëronte presidentin Bujar Nishanin për në Ohër.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por dyshohet paraprakisht se shkak mund të ketë qenë rruga e lagur nga shiu dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte Zhuzhi. /Zhurnal.mk





























tani per tani pra e degjuat ne oher ishte bere nje ndeshje
Vdes në aksident rrugës për në Ohër, shoqëruesi i Nishanit
kete e kane bere rruges par ne oher