Deputeti aktual i PDSH-së Ziadin Sela do të jetë kandidat për kryetar të Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale konfirmojnë burime të besueshme nga ky subjekt partiak.
Kandidatura e Selës, do të publikohet zyrtarisht nesër ku ai edhe formalisht do të nominohet nga Kuvendi i degës së PDSH-së në Strugë.
Garë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale të Strugës pritet të jetë mjaft e ashpër dhe sipas njohësve të mirë të rasteve atmosfera do të jetë shumë e nxehtë, pasi që edhe BDI do të zyrtarizojë kandidatin e saj për kryetar komune, ku beteja brenda partisë është midis ish-ministrit të Arsimit Azis Polozhani dhe kryetarit aktual Ramiz Merko.
Nëpër Strugë flitet se në qoftë se Merko nuk mbështetet nga BDI-ja, atëherë ai do të shkojë si një kandidat i pavarur./Strugasot.com

































---> Rregullat e komentimit <---
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Stafi i Portalit Struga Sot.