Rinia e Strugës mbështet fuqishëm Ziadin Selën

Ziadin Sela: Rinia mendon dhe vepron pa interes!

Filloi zyrtarisht fushata zgjedhore.Ashtu siç ishte paralajmëruar,kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga radhët e PDSH-së,Ziadin Sela,nisi fushatën e tij me një tubim me rininë strugane.

Para një numri të madh të të rinjve, Sela shpalosi programin e tij për qeverisjen katërvjeçare me komunën e Strugës. Të pranishmëve ju drejtua me fjalën e tij kryetari i degës së RDSH-së në Strugë,Gojart Kaba,i cili mes tjerash theksoi:

”Ishte kërkesë e kandidatit për kryetar komune që nisja e fushatës zgjedhore dhe shpalosja e programit qeverisës të bëhet bashkë me rininë,pasi fati i një kombi është i lodhur ngushtë me edukimin që merr rinia. Sot ne të gjithë përballemi me probleme të shumta,me një papunësi ekstreme,diskriminim të përditshëm,me largimin e rinisë në botën e jashtme si pasojë e mospasjes së një perspektive në vendin që i lindi dhe i rriti.”

Ai apeloi te rinjtë që të mbêshtesin Ziadin Selën,si të vetmen zgjidhje për problemet e tyre.

Ndërkaq në fjalimin e tij,Ziadin Sela, tha se qëllimi kryesor që ai e nis rrugëtimin e tij drejt ndryshimeve në Strugë me rininë,pasi të rinjtë janë ato që më së shumti e ndjejnë kaosin në Strugê.

“E nisim fushatën me rininë sepse aty është synimi,aty është pikënisja,aty është qëllimi.Qëllimi është e ardhmja dhe kur flitet për të ardhmen fjala e parë që të asocion është rinia. Ju jeni ata që më tepër se gjithkush e ndjeni me shpirt e zemër kaosin që ka kapluar jetën në qytet.

Ju jeni ata që do ta sjellin ndryshimin,ju jeni ata që do ti gëzoni të mirat,të cilat ne bashkë do ti ndërtojmë. Gur mbi gur do ta bëjmë mur, Strugën do tja kthejmë qytetarëve të saj,do tja kthejmë rinisë.Rinisë do ti kthejmë sheshet,do ti kthejmë shëtitoret,sallat e sportit,do ti kthejmë perspektivën.

Në kohën kur unë isha i ri,ne e morëm me shumë vrull,por diçka gabuam. U morëm me romantizëm dhe folklorizëm,u morëm me shumë fjalë të mëdha dhe sot fatkeqësisht shohim se janë bërë shumë punë të vogla dhe prandaj nga këtu sot do të sjellim një mesazh bashkë. Është koha e punëve konkrete, është koha e investimeve konkrete,është koha e ndryshimeve rrënjësore në mënyrën e të menduarit.

Ne të gjithë sidomos rinia e sotme,jemi amaneti i gjeneratave të tëra,amaneti i luftëtarëve në betejën e Petrinjës, jemi amaneti i Demir Lenës,i Riza Ajros,jemi amaneti i Naser Hanit, Aliriza Llogës, Arif Vincës, jemi amaneti i Nuri Mazarit dhe i gjithë atyre që ndër shekuj kanë derdhur djersë,kanë derdhur gjak.

Jemi amaneti i miliona tonëve lot të derdhura nga nënat dhe motrat tona. Ne jemi amaneti i qindra viteve burg të të burgosurve politik dhe në emër të këtij amaneti ne nuk guxojmë asesi të lejojmë njerëz që duan ta keqpërdorim gjakun,dhersën,burgun,torturat dhe vuajtjet për përfitime personale. Nuk është aspak e rastësishme që unë doja ta nis me rininë,sepse unë edi që rinia jeton dhe vepron me zemër.Rinia mendon dhe vepron pa interes. Mendon në perspektivë.

Prandaj,në emrin tim personal dhe të shtabit zgjedhor apeloj në menyrë të civilizuar dhe të qetë, të dalim gjithandej të japim një mesazh, tu japim programin tonë qeverisës të gjithë qytetarëve duke u thënë se kjo është perspektiva, tju themi se në betejën tonë nuk do të ketë asnjë të humbur.

Në këtë betejë të gjithë do të jenë fitimtarë. Edhe ata të cilët në monente të caktuara na kundërshtojnë,thuajinu se nuk do të humbin asgjë. Thuajini lirisht se me fitoren tonë të përbashkët do të fitojë Struga dhe struganët, do të fitojë kultura në Strugë, arsimi në Strugë.

Motoja jonë në këto zgjedhje është “Ne jemi ndryshe”sepse besojmë në Zot, besojmë në familje,në arsim,në kulturë, në perspektivë.

Ne jemi ndryshe sepse jemi faqebardhë.Ne kemi edhe një moto shumë të rëndësishme, Ndershmëri, Investime, Transparencë. Fjalën “Struga shqiptare” ta kthejmë në realitet, sepse deri tani Struga çdo ditë e më pak ka shqiptarë,sepse rinia nuk gjen perspektivë dhe merr rrugën e gurbetit.

Tju themi tani dhe sot Stop kësaj qeverisjeje,Stop keqpërdorimit të mundit,djersës,të gjakut të të gjithë atyre që flijuan për të mirën e përgjithshme tonën.Na priftë e mbara dhe me fitore në 24 mars.” theksoi Ziadin Sela,kandidati për kryetar në komunën e Strugës. (A.H/Shqipmedia)

Rinia e Strugës mbështet fuqishëm Ziadin Selën1

Rinia e Strugës mbështet fuqishëm Ziadin Selën2